Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti sot në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’addario. Fillimisht ministri Mustafa e uroi gjeneralin D’addario për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.
Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, e cila u vlerësua të jetë e qetë.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve sa i përket rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ata u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri i ri i Mbrojtjes diskuton me komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë në vend
-
Haradinaj takon komandantin e ri të KFOR-it, vlerësojnë se situata në Kosovë është e qetë
-
Haradinaj takohet me gjeneralin e KFOR-it, thonë se situata në Kosovë është stabile
-
Haradinaj takohet me D’Addarion, “gjendja e sigurisë në vend është e qetë”
-
Konstatohet se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë