Gjatë ditës së shtunë pritet të jetë mot i vranët dhe me shi, njofton Prishtina Weather.
“Ditën më ftohtë, e të reshurat e shiut do të shndërrohen edhe në borë, që pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Vende vende reshjet mund të jenë më intensive”, ka njoftuar PË.
Ndërsa, të dielën pritet të jetë më ftohtë.
Në mbrëmje priten reshje lokale shiu, që sipas njoftimit, vende vende mund të bie edhe shi i akullt.