Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të sillen mes 3-7 gradë celsius, e maksimalet mes 16-19 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.
