Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell, ndërsa priten vranësira të pakta kryesisht rreth zonave malore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen mes 9-13 gradë celsius, e maksimalet mes 27-33 gradë.
“Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.
