Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 15 gradë celsius e maksimalet mes 30-35 gradë.
“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.