Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, që do të jenë më të theksuara rreth viseve malore.
Temperaturat minimale do të sillen mes 9-12 gradë celsius, e maksimalet mes 29-34 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.