Sot, mbi vendin tonë pritet të mbajë moti kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Vranësira të pakta deri mesatare do të paraqiten kryesisht përreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale pritet të jenë nga 12–16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 29–33 gradë celsius,.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 metra në sekond.