Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamike, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Në shumë pjesë të Kosovës, kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius.
Pas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik për vërshime ka reaguar edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
Kjo Agjenci ka udhëzuar për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi për të gjitha institucionet e reagimit emergjent.
“Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për vërshime në ditët në vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për Qendrat Operative Emergjente 112, Njësitë Profesionale të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ, Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendror”, thuhet në reagimin e Agjencisë.