Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell.
Sipas njoftimit të IHMK-së, parashihet të ketë edhe mot me diell dhe vranësira kalimtare, transmeton KOHA.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celcius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë”, thuhet në njoftim.