Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur të martën, se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 e 12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 e 29 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike”, thuhet në njoftim.

Sipas IHK-së, do të fryjë erë e lehtë mesatare nga drejtimi i verilindjes.