Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër, e diel, do të mbretërojë mot kryesisht me diell.
Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.