Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, parashihen reshje shiu e rrufe

Moti në Kosovë

Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, në disa vende të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 31 gradë. 

Sipas IHMK-së do të fryjë erë mesatare dhe në disa vende e fortë nga drejtimi verilindje dhe veriperëndim.