Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ftohtë në fundjavë

Mot i vranët e ftohtë do të mbizotërojë në fundjavën e 13 dhe 14 janarit në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 1 gradë celsius.

Ngjashëm do të mbajë mot edhe të dielën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius.

Sipas parashikimeve, nga mesi i javës së ardhshme pritet përmirësim i temperaturave.