Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në fundjavë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën pritet të mbajë kryesisht mot i vranët.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5gradë Celsius.

Të dielën, siç thuhet në njoftim, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.