Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë fundjavës në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të ketë edhe reshje të borës.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq për të dielën, IHK-ja nuk parasheh reshje bore.
“Të dielën mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 dei 1 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.