Policia e Kosovës apelon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica.
Për shkak të reshjeve të mëdha të ditëve të fundit dhe parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës se do të ketë mot të ftohtë në vendin tonë, Policia apelon për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia e Kosovës apelon: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica! Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në komunikatën e Policisë.