Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Molliqaj e quan presidentin “mjeshtër të manipulimit të opinionit publik”

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se rezoluta e propozuar nga partia në të cilën ai bënë pjesë, ka për qëllim të normalizojë gjendjen aktuale lidhur me bisedimet me Serbinë.

Ai tha se kanë për qëllim të ulen bashkë, Kuvendi, Qeveria dhe akterët tjerë të përfshirë, për të ditur se çka kërkon Kosova në këtë dialog.

Duke folur për temën e ndarjes së Kosovës, Molliqaj e quajti presidentin “mjeshtër të manipulimit të opinionit publik”.

“Hashim Thaçi është mjeshtër i manipulimit të opinionit publik, e ka vendosur një temë si ndarja e Kosovës për t’i bërë dy efekte; efekti i parë është që kur të pranon autonominë substanciale për serbët në Kosovë, të thotë se ‘unë jam shpëtimtari i ndarjes së Kosovës’. Nuk ka ndarje të Kosovës, është rrenë, është mashtrim, është vetëm ide për të krijuar frikë dhe panik që kur shpëton Kosova e ndamë prej brenda të duket që ai megjithatë e shpëtoi. Jo pse nuk dëshiron Thaçi ta ndajë ose e dëshiron, jo pse nuk dëshiron Vuçiqi ta ndajë ose e dëshirën, por rrethanat gjeopolitike nuk e lejojnë një gjë të tillë përveç nëse ndodh ndonjë ndryshim i madh e që ne nuk e dimë, nëse nisin konflikte të reja dhe jo të vogla, dhe nuk mund të izolohet vetëm në Kosovë më. Kështu që, çdo tendencë për me fol për ndarje të Kosovës është plan që të amortizojë autonominë substanciale që po përgatitet për veriun në veçanti por edhe pjesën tjetër”, tha ai.

Deputeti i PSD-së tha se çdo herë Kosova shkon në dialog si palë pa platformë dhe pa projekt të zgjidhjes së problemit të Kosovës në raport me Serbinë.