Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të enjten një aksion para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, me ç’rast përfaqësues të partisë kanë dorëzuar një ftesë për debat.
I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi se vendi ka mbetur pa opozitë, andaj edhe do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se në vendet demokratike pushteti frikësohet nga opozita, por që në Kosovë ndodhë e kundërta.
Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka frikë vetëm nga PSD-ja.
“ Po qysh e patë edhe sot, kjo nismë, ky rrugëtim i Partisë Socialdemokrate për opozitë, jo për pazare, i jep efektet e para. Domethënë, na bllokuan hyrjen me polici. Kur kam qenë unë aktivist në Vetëvendosje dhe të tjerët, policia na ka nxjerrë zvarrë nga zyrat për shkak të aktiviteteve dhe të kauzave. Sot policia po përdoret me i pengu, me i pengu aktivitetet opozitare. Në demokraci çështje më të rëndësishme se debati nuk ka. Nëse demokracia reduktohet në votë dhe në procedurë, ajo bëhet tirani. Kërkesa e partisë-pushtet për më shumë vota në këto zgjedhje, e shpërfaq edhe një herë qartazi dëshirën për më shumë pushtet, më pak demokraci, më pak debat. Po ajo kohë me Partinë Socialdemokrate, nëse qytetarët e saj do ta votojnë dhe do ta mbështesin, përfundon. Siç e patë sot, skena të tilla keni me parë gjithnjë e më shumë edhe në këtë fushatë, edhe në Kuvendin e Kosovës. Vetëvendosja i tutet veç Partisë Socialdemokrate. Qysh e patë, edhe zyrtarët brenda që pastronin, u drodhën. Thonë ti që ka ardhë ndokush, PSD-ja ka ardhë, Dardan Molliqaj ka ardhë me media, me një zarf isha. Paramendoni me qenë PSD-ja në Kuvend. Paramendoni qysh do të duken këta”, ka thënë tutje ai.
Sipas Molliqajt, VV-ja është mësuar me opozitarë që s’kanë as kredibilitet moral, guxim politik, vetëdije e as aktivizëm.
Ka shtuar se sot e ka ftuar VV-në në debat për e ide e diskutime, e jo siç ka thënë ai, për pazare “siç diskutojnë me Lumirin, Bedriun e të tjerët”.
Ai tha se beteja e vërtetë politike ideore është mes Partisë Socialdemokrate dhe Vetëvendosjes.
“Beteja e vërtetë politike ideore është mes Partisë Socialdemokrate dhe Vetëvendosjes. Kjo është sfida. E ftoj Vetëvendosjen, nuk qesim kriter. Cilindo kandidat të tyre prej 1 deri 110, me cilindo prej nesh, sa herë të duan, ku të duan, në cilindo debat, në cilindo emision. Nëse s’kanë gatishmëri për debat, nëse na frikësohen e i marrin policinë, nëse dridhen prej zarfeve, le të bëhen gati me u dridhë hala më shumë prej debateve, sfidave, aksioneve, protestave. Jo pse i duam ne, jo pse janë për qejf të këtyre, po sepse Kosova duhet me mbetë vend demokratik. Prandaj besoj që media do ta bëjë punën e vet, t’i ftojë. Këta e di që do të flasin për numra, e jepni ju një përgjigje në emrin tim. Kur kemi qenë bashkë, s’kemi pasur numra. Kur kemi hyrë në Kuvend në 2010-ën, nuk kemi pasur parti parlamentare, po partitë e tjera na kanë pranuar në debat. Nuk ia kanë nisur debatet me partitë e tjera veç mbasi kemi hyrë në Kuvend”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj, theksoi se aksione të tilla do të ndërmerren sërish nga PSD-ja për të moslejuar më një “qeverisje të qetë” të Vetëvendosjes.