Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, ka thënë se NATO nuk ka në plan të zvogëlojë numrin e ushtarëve apo të ndryshojë misionin e KFOR-it në Kosovë.
“KFOR-i është histori e suksesshme për NATO-n, një nga misionet më të gjata. Aktualisht kemi më shumë se 4 mijë anëtarë në terren që vijnë nga NATO dhe Partnerët e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, tha Cuoci, transmeton Koha.net.
Ai shtoi se për momentin, nuk ka plane për të reduktuar numrin e këtyre ushtarëve.
KFOR-i, thotë ai, vazhdon të kryejë detyrat e veta në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkura, gjithashtu marrëveshjen ushtarako-teknike nga Kumanova.
Artikuj të ngjashëm
-
Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes
-
Zvicra i thotë po rritjes së numrit të ushtarëve në KFOR
-
NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë, pas konstatimit për përmirësim të situatës së sigurisë
-
S’do të ketë zvogëlim të prezencës së KFOR-it
-
NATO-ja thotë se s’ka plane për reduktim të trupave në Kosovë