Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat anti-COVD për rreth 50 për qind të popullsisë.
Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.
“Financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milionë euro të nënshkruar në gusht të vitit 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të kostove të kujdesit shëndetësor emergjent të Kosovës, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoreve, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, furnizimeve dhe materialeve shpenzuese.
Pavarësisht premtimeve nga Qeveria në detyrë, në Kosovë ende nuk ka ardhur asnjë dozë e vaksinës anti-COVID.
KOHA ka raportuar se vaksinat, që do të jepen si ndihmë për shtetet e varfra nga programi COVAX, janë nisur nga India, mirëpo ende nuk dihet koha e mbërritjes së tyre.
-
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes
-
Kurti: Janë miratuar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së për Kosovën
-
Kosova rrezikon t’i humbë milionat e Planit të Rritjes për pak javë, fajësohet bllokada politike
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën