Të premten do të pranohet dërgesa e vaksinave për COVID-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Është paralajmëruar se kjo dërgesë do të arrijë në orën 15:00 dhe të pranishëm do të jenë krerët e shtetit dhe ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.
SHBA-ja po dërgon kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër koronavirusit, përmes programit COVAX. Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të verës.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja këtë javë dërgon mbi 35 mijë vaksina antiCOVID në Kosovë
-
Kosova pranon sot mbi 515 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja
-
SHBA-ja për vaksinat e dhuruara: Do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj
-
Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina të Pfizerit
-
Qeveria thotë se 650 mijë vaksina do të vijnë në fillim të shtatorit