Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas donacionit prej më shumë se 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja për Kosovën.
Në një postim në Facebook, Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e dhuruara do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj.
“Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, e qëndrueshme është partnere më e fortë për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postim.
Ndryshe, sot Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar 503.100 doza shtesë të vaksinës Pfizer për Kosovën. Duke përfshirë pjesën e parë të 20 gushtit, SHBA ka dorëzuar mbi 538.200 doza për Kosovën.
Ndryshe, Kosova po përballet me shifra të larta të të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit 28 persona kanë vdekur ndërkaq janë regjistruar 489 raste me COVID-19.
With the rise of more infectious COVID-19 strains like Delta, today’s donation of 503,100 Pfizer vaccine doses will...
Posted by U.S. Department of State on Monday, September 6, 2021
-
Kosova pranon sot mbi 515 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja
-
SHBA-ja do të dhurojë edhe 500 milionë doza të vaksinës anti-COVID
-
Kosova pranon edhe mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer
-
Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina të Pfizerit
-
Ambasada amerikane kërkon nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen