Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin donacion edhe 500 milionë doza të vaksinës Pfizer, për shtetet në zhvillim.
Presidenti Joe Biden, do ta bëjë të ditur vendimin gjatë një takimi virtual të samitit COVID-19, që mbahet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikan ë.
Këto doza të vaksinës e shtojnë në 1 miliardë doza që numrin e vaksinave që SHBA-ja dhuron për shtetet e tjera.
Ekspertët kanë deklaruar se për vaksinimin e të paktën 70% të popullatës globale, nevojiten 11 miliardë doza të vaksinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një objektiv minimal prej 40% të mbulimit të vaksinave në çdo vend deri në fund të vitit 2021. Mirëpo, qëllimi duket i vështirë të realizohet.
Derisa në shumicën e shteteve të zhvilluara, gjysma e popullatës kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës, në vendet e varfra, vetëm 2% e njerëzve kanë marrë dozën e parë, sipas të dhënave të Universitetit të Oksfordit.
-
SHBA-ja do t’u dhurojë shteteve të varfra 500 milionë doza të Pfizerit
-
Kosova pranon sot mbi 515 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja
-
SHBA-ja thotë se ka dërguar 400 milionë doza të vaksinave në mbarë botën
-
SHBA-ja për vaksinat e dhuruara: Do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj
-
SHBA-ja këtë javë dërgon mbi 35 mijë vaksina antiCOVID në Kosovë