Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen në mënyrë që të mundet COVID-19.
Përmes një shkrimi në Twitter, ambasada ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të sjellë vaksina në Kosovë, mirëpo ka shtuar se ato funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen.
′′Kjo dhuratë nga populli amerikan është dhurimi më i madh i vaksinës për Kosovën nga çdo vend apo organizatë. Më shumë vaksina pritet të vijnë. Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse vaksinohen individët. Kështu që ju lutem - vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja. Së bashku, mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Kosova ka pranuar tri ditë më parë një donacion prej 35,000 doza të vaksinës Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Kosova pranon sot mbi 515 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja
-
SHBA-ja për vaksinat e dhuruara: Do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj
-
Sekretari amerikan: Vaksinat për Kosovën, dhuratë që përfaqëson lidhjet e palëkundura mes nesh
-
Vaksinat anti-COVID nga SHBA-ja vijnë në mesditë në Kosovë
-
SHBA-ja këtë javë dërgon mbi 35 mijë vaksina antiCOVID në Kosovë