Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në fillim të muajit shtator pritet të vijnë edhe 650 mijë vaksina anti-COVID.
Bislimi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se 150 mijë prej tyre do të vijnë si donacion nga Gjermania.
Ndërkohë, 500 mijë të tjera do të vijnë më 6 shtator nga programi COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot, 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova pranon sot mbi 515 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja
-
Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina të Pfizerit
-
Paralajmërohet që edhe të dielave do të ketë vaksinim
-
Vaksinat anti-COVID nga SHBA-ja vijnë në mesditë në Kosovë
-
SHBA-ja këtë javë dërgon mbi 35 mijë vaksina antiCOVID në Kosovë