Një muaj komod sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, po pret Qeveria e Kosovës në shtator. Madje, është paralajmëruar se së shpejti vaksinim do të ketë edhe ditëve të diela.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me ardhjen e rreth 150 mijë dozave të vaksinës “AstraZeneca” nga Gjermania, dhe të rreth 500 mijë “Pfizer” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ketë mjaftueshëm vaksina në stok për të shtuar ekipet mobile e ditët e vaksinimit.
Deri tash, në nivel vendi janë administruar mbi 835 mijë doza të këtyre dy vaksinave. 282 mijë qytetarë kanë marrë të dy dozat, ndërsa rreth 272 mijë nga një.
Ka një kohë që në Kosovë është ndërprerë procesi i vaksinimit fundjavave. Pas shtimit të rasteve me COVID-19 dhe kërkesës së komunave për shtim të vaksinimit, procesi është rikthyer edhe të shtunave.
-
Vitia: Janë vaksinuar me së paku një dozë mbi 50 për qind e popullatës që mund të vaksinohet
-
410 mijë vaksina të administruara në gusht, për shtator Vitia paralajmëron më shumë
-
Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina të Pfizerit
-
307 mijë qytetarë kanë marrë nga dy doza të vaksinave anti-COVID
-
Mbi 903 mijë vaksinime të kryera deri tash në Kosovë