U nënshkrua marrëveshja e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financimi shtesë”, me Bankën Botërore.
Përmes një komunikate nga Ministria e Financave është thënë se, marrëveshja kap vlerën prej 15 milionë euro.
“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazё, tё nënshkruar me datë 29 qershor 2020 me Bankën Botërore, e cila veçse kishte siguruar 46 milionë euro për menaxhim dhe reagim emergjent ndaj pandemisë”.
Projekti do të mundësojë prokurimin e vaksinave kundër COVID-19, vaksinimin efektiv të popullatës, përmirësimin e sistemit të imunizimit, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave mjekësore, prokurimin emergjent të barnave esenciale për trajtim të COVID-19 dhe të ngjashmeve, si dhe zhvillimin e strategjisë shëndetësore, mes tjerash, thuhet tutje.
-
Kosova nënshkruan marrëveshje 90 milionë euroshe me Bankën Botërore
-
Marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë rreth dy milionë euro për menaxhimin e COVID-19
-
Kosova nënshkruan marrëveshjet në vlerë 96 mln euro me Bankën Botërore
-
Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare
-
Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore