Është nënshkruar marrëveshja sipas së cilës Kosova do të përfitojë 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.
Marrëveshja e Amandamentimit nr.1 të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë mes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE), përfaqësuar nga Guvernatori i BZhKE, Rolf Ëenzel, në vlerë prej 25 milionë euro, vjen pas aprovimit të këtij projekti në muajin mars të këtij viti.
“Kjo Marrëveshje bazohet në marrëveshjen bazë të financimit prej 35 milion € të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve në kuadër të menaxhimit të pandemisë, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit shëndetësorë, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, materialet mbrojtëse, dhe ndërtimin e zinxhirit të ftohtë”, thuhet në njoftimin e MF-së.
Ndërsa, Marrëveshja e Amandamentimit ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për t’u ofruar shërbime mjekësore të prekurve nga virusi COVID-19, financimin retroaktiv të vaksinave për rreth 50% të popullsisë, dhe menaxhimin e pandemisë në tërësi nga Qeveria e Kosovës.
-
Kosova pranon kredi prej 35 mln eurove për mbështetje të sektorit shëndetësor pas pandemisë
-
Kosova nënshkruan marrëveshje 90 milionë euroshe me Bankën Botërore
-
Nënshkruhet marrëveshja BE-Kosovë për 64 milionë euro
-
BB-ja ndan 51 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës
-
Komisioni për Buxhet miraton kredinë 40-milionëshe për pandeminë