Ministria a Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka kërkuar nga operatorët ekonomikë që merren me produkte të qumështit, që bazuar në ligj të paraqesin qartë specifikat në treg.
MINTI ka kërkuar që deklaracioni i produktit në gjuhën zyrtare, që është i vendosur në paketim, të paraqesë qartë dhe lexueshëm specifikat si: Me bazë shtazore (100%), me bazë bimore dhe me bazë të qumështit pluhur.
Po ashtu u është kërkuar subjekteve që bëjnë shitje me pakicë, të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive: produkte të qumështit me bazë shtatore, me bazë bimore dhe me bazë të qumështit pluhur.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese. Ne rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi”, ka njoftuar MINTI.
-
Produkte të qumështit me bazë bimore, Inspektorati bën inspektime në markete në Prishtinë e Prizren
-
Nga nesër kontrolle në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
-
Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesa për institucionet
-
Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit
-
Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë