Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Shëndetësisë kërkon ndihmë për reforma në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Uran Ismaili, priti sot ndaras Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell; Udhëheqësen e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert; shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ruud Vermeulen dhe zëvendësdrejtoreshën e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin dhe donacionet në fushën e shëndetësisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këto takime, Ministri Ismaili i ka njoftuar Ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve respektive për planet e tij për shëndetësinë dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre për reformat në shëndetësi.

Ministri Ismaili tha se është i përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë.