Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka bërë të ditur se për të kthyer mbarë sektorin e shëndetësisë në Kosovë, do bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se ishte takuar me Ricardo Hausmann, ekonomist nga Harvardi.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit. Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar Ismaili.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria e Shëndetësisë kërkon ndihmë për reforma në shëndetësi
-
Gjermania ndihmon funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore në Kosovë
-
Ministri Ismaili mblodhi të gjithë drejtorët e klinikave për t’ua dhënë një lajm që e dinë të gjithë
-
Sonte në Interaktiv, Uran Ismaili
-
Bizneset kërkojnë përfshirje më të madhe në hartimin e politikave në sektorin e shëndetësisë