Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Siç njofton kumtesa zyrtare nga MSH, në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi përmes vazhdimit të projekteve mbështetëse, duke u bazuar në nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë.
“Ministri Vitia falënderoi përmes Ambasadorit Orlando shtetin e Italisë për projektet e deritanishme të realizuara në shëndetësinë e Kosovës, ndërkohë që bashkëbiseduesit kanë theksuar nevojën që të gjitha projektet e ardhshme të koordinohen, investimet të jenë efektive që të ndikojnë në ngritjen e kompetencës profesionale për profesionistët shëndetësor në Kosovë, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime korrekte shëndetësore, cilësore dhe të sigurta”, thuhet në njoftim.
-
Zemaj takon Orlandon, Italia vazhdimisht ishte pranë Kosovës
-
Zemaj kërkon ndihmën e profesionistëve shëndetësorë italianë
-
Vitia bisedoi me homologun serb Llonçar rreth bashkëpunimit kundër përhapjes së COVID-19
-
Kurti e Orlando pajtohen që të thellojnë bashkëpunimin për ndarjen e përvojave rreth koroanvirusit
-
Kosova e Kroacia për fuqizim të bashkëpunimit në shëndetësi