Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.
Njoftohet se gjatë takimit me Ambasadoren Barishiq, ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Kroacisë për ndihmën e dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin e shëndetësor dhe ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e këtij bashkëpunimi.
“Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi dhe bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi në rrafshin e avancimit të shërbimeve të reja dhe ngritjes së nivelit të profesionistëve shëndetësor me qëllim që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore cilësore e të sigurta”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.
-
Bislimi flet për zhvillimet në Kosovë me ambasadoren e Kroacisë
-
Kroacia ia konfirmon Kosovës 10 mijë vaksina anti-COVID
-
Vitia dhe ambasadori Italian Orlando diskutojnë për projektet e përbashkëta në shëndetësi
-
Gjermania e Kosova vazhdojnë bashkëpunimin në shëndetësi
-
Kroacia premton mbështetje për Kosovën