Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq kanë nënshkruar marrëveshje për 10 mijë doza të vaksinës anti-COVID.
Sipas njoftimit Vitia e ka njoftuar ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.
“Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, në përkrahje të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, Ministri Vitia i ka shprehur mirënjohjen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me Covid-19”, thuhet tutje në njoftim.
Ambasadorja Barishiq njoftohet se ka theksuar rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.
Të njëjtin kontingjent të vaksinave ministri i Jashtëm kroat, Gordan Garliq më 6 maj ia kishte konfirmuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
-
Kosova pranon donacionin prej 10.000 vaksinave të AstraZenecas nga Kroacia
-
Vitia: Janë vaksinuar me së paku një dozë mbi 50 për qind e popullatës që mund të vaksinohet
-
Vitia: Deri në fund të vitit do t’i kemi rreth 2 milionë vaksina anti-COVID
-
Ministri kroat ia konfirmon Konjufcës 10 mijë vaksina antiCOVID për Kosovën
-
Mbi 800 mijë doza të vaksinës anti-COVID ende në stok në Kosovë