Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova pranon donacionin prej 10.000 vaksinave të AstraZenecas nga Kroacia

Kosova ka pranuar 10.000 vaksina anti-COVID të AstraZenecas nga Kroacia.

Lajmin për ardhjen e tyre në Kosovë e ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai ka bërë të ditur se vaksinat kanë ardhur të mërkuren në mbrëmje.

Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.

Ndërkohë, në një komunikatë për media, Ministria e Shëndetësisë e ka konsideruar këtë ndihmë si “simbolike” duke thënë se forcon bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e popullit kroat në përballje me COVID-19.