Sot, paradite kanë arritur 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Mbretëria e Norvegjisë.
Kontigjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Europian.
Gjatë pranimit të vaksinave, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia shprehu mirënjohje për ndihmën dhe tha se solidariteti mes vendeve mike në kohën e pandemisë së COVID-19 tregon se sa e rëndësishme është të jenë kohezivë në procesin e imunizimit.
Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grondahl theksoi se është obligim njerëzor të sigurohen për bashkëpunim sa më të qëndrueshëm.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i zyrës së BE-së, Luigi Brusa theksoi se Bashkimi Evropian do të qëndroj përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë me COVID-19 dhe se mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimim e sektorit shëndetësor.
-
Kosova heq nga përdorimi mbi 133.000 vaksina AstraZeneca, u skadoi afati
-
Nisen vaksinat nga Norvegjia, mjekët kosovarë thonë se afati s’u skadon në qershor
-
Norvegjia ia dhuron Kosovës mbi 180 mijë vaksina anti-COVID
-
Kosova pranon donacionin prej 10.000 vaksinave të AstraZenecas nga Kroacia
-
Sot në Kosovë arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca