1 perditesime
12:53

Kurti donacionin prej 10 mijë vaksinave nga Kroacia e sheh si shpresë për intensifikimin e vaksinimit para verës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliq Radman. Gjatë takimit Radman ka njoftuar se kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka ndarë një donacion prej 10 mijë vaksinave antiCOVID për Kosovën.

Kurti e ka falënderuar Radmanin dhe Kroacinë, ndërsa ka thënë se lajmi për 10 mijë vaksina është lajm që sjellë optimizëm e spresë për intensifikim të vaksinimit para muajve të verës, kur mërgata kthehet për pushime në Kosovë.

“Duke spikatur raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, ministri Radman siguroi kryeministrin Kurti se Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë dhe ta ndihmojë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Ai kërkoi intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale. Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Radman dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës. Ai shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për donacionin prej 10 mijë vaksinash, duke e vlerësuar si lajm që sjellë optimizëm e shpresë për intensifikimin e vaksinimit, para muajve të verës, kur mërgata kthehet për pushime në Kosovë. Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për pozitën e pakicës kroate në Kosovë dhe për mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në fushën e ekonomisë”, thuhet nga Kryeministria.

11:52

Ministri kroat ia konfirmon Konjufcës 10 mijë vaksina antiCOVID për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ia ka konfirmuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina antiCOVID për Kosovën.

Grliq konfirmoi këto vaksina edhe gjatë takimit me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Kryediplomati Radman, pasi e uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, nënvizoi se Kroacia dhe Kosova janë dy vende miqësore dhe shprehu qëndrimin e shtetit kroat për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e saj euroatlantike. Nga ana e tij, kryekuvendari Konjufca ka falënderuar kryediplomatin Radman për përkrahjen që shteti kroat i ka dhënë ndër vite Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, duke vënë pah se Kroacia fqinje është një shtet mik dhe se vendi ynë është i përkushtuar të avancojë marrëdhëniet dypalëshe. I pari i Kuvendit, duke vlerësuar lart kontributin e Kroacisë, u shpreh se orientim afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në NATO e organizata tjera ndërkombëtare. Në takim, veç tjerash, u bisedua edhe për pandeminë, hapat për sigurimin e vaksinave dhe domosdoshmërinë e imunizimit të qytetarëve tanë, me ç’rast kryediplomati kroat bëri të ditur se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovës”, thuhet nga zyra e kryeparlamentarit.