Tifozët e Buduqnostit të Podgoricës, të njohur si “Varvari” (barbarët), kanë fyer Kosovën dhe shqiptarët në shumë raste në vitet e kaluara. Fyerjet i kanë bërë sidomos kur skuadra e Buduqnostit u përball me skuadrat kosovare.
Të martën ky tifo-grup i përbërë nga shumë huliganë ishte sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë për rrahje mes vete.
Mediat nga Mali i Zi kanë njoftuar se mes anëtarëve të këtij grupi ndodhën dy rrahje në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Noah të Armenisë.
Ndeshja në Podgoricë përfundoi 2:2 dhe Noah avancoi në raundin e dytë kualifikues falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
VIDEO:
Artikuj të ngjashëm
-
“Torcida” e Hajdukut djeg banerin e madh të tifozëve të Dinamos
-
“Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes
-
“Pse nuk luajmë me Kosovën në futboll? Duhet të luajmë!”
-
Mesazhi i veçantë i tifozëve boshnjakë në ndeshjen e kaluar të Kosovës në Tuzla
-
Provokim i ulët i huliganëve serbë