Në ambientet e MMPH-së u nënshkrua Memorandumi nga ministri Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, në përkrahje të një projekti për këtë komunë.
Projekti është “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Carralev-Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc“ në vlerë 200,000.00 €.
Në këtë takim, Shala theksoi se me nënshkrimin e këtij memorandumi, përkrahur financiarisht nga MMPH-ja, do të ndihmohet Komuna e Shtimes në realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti “që do të kontribuojnë në mirëqenien e banorëve dhe mbrojtjen e resurseve ujore të Shtimes”.
Palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të procedohet sipas Ligjit për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.
-
Për zgjerimin e pastrimin e lumenjve në komunën e Shtimes, 170 mijë euro nga MMPH
-
Konstatohen një varg shkeljesh e mangësi në projektin “Zgjerimi dhe Pastrimi i Lumit në Shtime”
-
120 mijë euro ndahet për shesh e park në Shtime
-
200 mijë euro për Qendrën Multifunksionale Inovative në Shtime
-
Matoshi e Begaj nënshkruajnë memorandume për projekte mjedisore në Malishevë