Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka ngatërruar datën e zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, me 14 shkurtin, datën e zgjedhjeve të para katër vjetësh.
Këtë e kanë bërë në një postim në Facebook ku bëjnë thirrje për regjistrim të diasporës për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Regjistrimi i diasporës për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit është i hapur deri më 26 dhjetor 2024. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pas rreth një ore, postimi është edituar.

Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 131 mijë votues nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Sot përfundon afati i regjistrimit për votuesit jashtë vendit
-
KQZ: Edhe qytetarët e Kosovës që më 7 qershor janë jashtë vendit do të mund të votojnë
-
Hapet afati për aplikim për votim nga jashtë
-
Hapet afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës