Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

zgjedhjet - 28 dhjetor, 2025

Foto: Driton Paçarada

Nga sot, 6 maji, është hapur afati për të aplikuar për regjistrim qytetarët që synojnë të votojnë nga jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ky afat do të zgjasë deri më 17 maj.

Nga jashtë Kosovës mund të votohet në dy mënyra, përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike. Votimi nëpërmjet postës mund të bëhet nga periudha 25 maj për 12 ditë, deri më 6 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E votimi në përfaqësi diplomatike bëhet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, pra më 6 qershor, nga ora 07 deri në 19.

Në zgjedhjet e dhjetorit ishin mbi 70 mijë aplikime për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.

Po sot nis të rrjedhë edhe periudha për ndërrim të qendrave të votimit brenda komunës apo për konfirmim dhe kundërshtim të pasaktësive në listën votuese.