Prokuroria po e heton Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Pal Lekaj për shpërfilljen e një raporti që ka hedhur poshtë pretendimet e konserciumit “Bechtel-Enka” mbi të cilat ka kërkuar pagesën 53-milionëshe për vonesa.
Kompania “HILL”, e cila është kontraktuar nga vetë Qeveria e Kosovës për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradës, ka lëshuar një opinion në vitin 2017 përmes të cilit ka konstatuar se kërkesa e “Bechtel-Enkas” për 53 milionë euro është e paarsyetuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas këtij opinioni, ka pasur bazë që të kërkohej nga Qeveria e Kosovës t’ia paguante 14 milionë euro.
Kompania “HILL” është e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradës Prishtinë- Shkup “Arbën Xhaferi” . Siç ka mësuar gazeta, kjo kompani për mbikëqyrjen e gjithë projektit, që kap vlerën e rreth 600 milionë eurove, paguhet rreth 7 milionë euro.
Kërkesën për opinion nga kjo kompani e ka bërë Ministria e Infrastrukturës. Opinioni i “Hill”, sipas dokumenteve që i ka siguruar gazeta, mban datën e dhjetorit 2017.
Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të paguajë 53 milionë euro për këtë kompani.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Po hetohet pse s’u respektua rekomandimi i “Hill”-it për 53 milionët e MI-së për “Bechtel & Enkan”
-
Rasti “53-milionëshi”, eksperti financiar habitet me “Bechtel & Enkan”
-
Rasti “53-milionëshi”, Zharku thotë se Lekaj e askush tjetër s’kishte të drejtë ta tejkalonte opinionin e “Hill Internacional”
-
Ndërpritet seanca në rastin e “53-milionëshit”
-
Prokurori-Lekajt: Pse u desh angazhimi i kompanisë mbikëqyrëse nëse nuk i përfillet opinioni?