Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rasti “53-milionëshi”, eksperti financiar habitet me “Bechtel & Enkan”

Rasti “53-milionëshi”

Eksperti financiar, Naser Rusinovi, në rigjykimin ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve që akuzohen për keqpërdorim të detyrës, ka shprehur çudinë me konsorciumin “Bechtel & Enka” se si ka punuar në një projekt me shumë keqpërdorime

Eksperti financiar, Naser Rusinovci, ka vazhduar dëshminë e tij të enjten për 53 milionë eurot shtesë që Qeveria ia pagoi konsorciumit “Bechtel &Enka” për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Ai ka shprehur habinë në konsorciumin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk e di qysh ka leju ‘Bechtel & Enka’ me punu me këto keqpërdorime që janë bërë në autostrada...”, ka thënë Rusinovci.

Prokuroria Speciale i akuzon për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje” katër të pandehurit: Pal Lekajn që ishte ministër i Infrastrukturës, Eset Berishën që ishte këshilltar i lartë politik i Lekajt, Nebih Shatrin që ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Besim Tahirin, që mbante pozitën e drejtorit të Prokurimit.

Eksperti Rusinovci ka folur edhe mbi pretendimin kryesor të palëve, se pagesa prej 53 milionë eurosh shtesë është bërë për shkak të vonesave në pagesa nga ana e Qeverisë.

“Operatori nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë pranë Ministrisë së Infrastrukturës për vonesat në pagesa në këtë projekt”, ka thënë Rusinovci.

Këtij eksperti, pyetje rreth ligjshmërisë së dokumenteve që mundësuan pagesën shtesë i ka bërë prokurori special, Atdhe Dema.

"A mund të lidhet marrëveshje mbi bazën e një kontrate ekzistuese"?, ka pyetur Dema.

"Në momentin që lidhet marrëveshje e re - sidomos në prokurim, kërkohet edhe financa dhe nuk është më pjesë e ish-kontratës, është kontratë krejt e re, ka vijë buxhetore të re. Është lidhur marrëveshje, pa e caktuar vlerën", është përgjigjur Rusinovci.

Për këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2024 i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me 10 vjet e 3 muaj burgim së bashku: Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin.

Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim.

Sipas aktgjykimit tashmë të anuluar, Qeveria ka ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë “Bechtel & Enca”, e cila i ka realizuar punimet e autostradës Prishtinë–Han i Elezit, duke e injoruar opinionin e kompanisë mbikëqyrëse “Hill International”, që pati konstatuar se duhen paguar vetëm 14 milionë euro si dëmshpërblim kompanisë punëkryerëse për mosalokim të buxhetit konform dinamikës që parashihej në kontratën bazë për kryerje të punëve.

Autostrada Prishtinë-Shkup e emërtuar "Arbën Xhaferi" ka gjatësi prej 55 kilometrash dhe ndërtimi i saj i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 600 milionë euro. Kjo autostradë është inauguruar më 2019.