Ministria e Ekonomisë ka paralajmëruar aksione të vazhdueshme me institucionet e rendit për t’i ndalur vjedhjet e energjisë elektrike.
Sipas këtij dikasteri, vjedhjet e energjisë elektrike janë kosto e papërballueshme për qytetarët, të cilët i paguajnë ato në fatura.
ME-ja ka shtuar se vetëm për vitin e kaluar, shifrat e vjedhjeve të energjisë kanë qenë të larta aq sa dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë një muaj për t’i mbuluar.
“Kostot e vjedhjes së energjisë elektrike i kushtojnë Republikës e qytetarëve të Kosovës miliona euro në vit. Humbjet Komerciale apo vjedhjet e energjisë elektrike vetëm për vitin 2021, arrijnë shifra aq të larta sa dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë për t’i mbuluar ato”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Në një fotografi të publikuar nga kjo ministri në Facebook, thuhet se 187 keqpërdorime janë ndalur për një javë.
-
Ministria e Ekonomisë parashikon që në 2022-n vjedhjet e rrymës të arrijnë në 99 milionë euro
-
Ministria e Ekonomisë synon të kthejë normalitetin me furnizim të energjisë duke i ndalur vjedhjet
-
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj, importi i rrymës pritet të jetë i lartë
-
Të fikura 4 blloqe të KEK-ut
-
KEK-u me vetëm një bllok në funksion, kritikohet mosadresimi i problemeve