Ministria e Ekonomisë ka parashikuar vjedhjet e energjisë elektrike gjatë këtij viti duke thënë se arrijnë deri në 99 milionë euro.
Në një komunikatë për media, ministria ka thënë se vjedhjet, humbjet komerciale të KEDS-it po i kushtojnë vendit, ndërsa shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të furnizimit.
“Përdorimi i paautorizuar i energjisë elektrike, humbjet komerciale të KEDS-it, pra vjedhjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2021, do të kushtonin deri në 110 milionë euro nëse do të bliheshin të gjitha me çmimet e importit, ose thënë ndryshe, dy blloqet e Termocentralit ‘Kosova B’ duhet të punojnë 31 ditë në vit për t’i mbuluar vetëm vjedhjet e energjisë elektrike. Ndërsa për vitin 2022 vjedhjet parashikohen të arrijnë deri në 99 milionë euro, nëse çmimi i energjisë nuk rritet më tej në bursat ndërkombëtare, apo 26 ditë pune të dy blloqeve të Termocentralit ‘Kosova B’”, thuhet në komunikatë.
Sipas ministrisë, po ndërmirren masa për të dhënë ndihmën e duhur në ndërprerjen e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike së bashku me organet ligjzbatuese dhe kompaninë e distribuimit të energjisë elektrike, KEDS, e cila e ka për detyrë sipas kontratës së privatizimit që t’i ndalë ato.
“Këto vjedhje të energjisë elektrike, jo vetëm që janë vepra penale sipas Kodit Penal, por tashmë janë një kosto e papërballueshme që duhet të paguhen nga paratë e të gjithëve nëse nuk ndalen. Kryerësit e këtyre veprave, energjinë e vjedhur e shfrytëzojnë në mënyrë jo racionale, jo për nevojat bazike”.
ME-ja theksoi se ditëve në vijim institucionet do të qëndrojnë në monitorim të aksioneve të KEDS-it për të ndalur vjedhjet e energjisë. “Ndërkohë po koordinohen masat shtesë për këtë dukuri”.
Edhe
Ministria e Ekonomisë paralajmëron aksione për t’i ndalur vjedhjet e rrymës
Ministria ka bërë thirrje që përveç kursimit të energjisë elektrike, qytetarët të raportojnë secilin nga rastet e vjedhjeve të energjisë.
-
KEDS: Gjatë vitit 2023 u kapën mbi 6700 konsumatorë duke vjedhur rrymë
-
KEDS zë mbi 30 mijë raste të vjedhjeve të energjisë elektrike në tri vitet e fundit
-
Ministria e Ekonomisë synon të kthejë normalitetin me furnizim të energjisë duke i ndalur vjedhjet
-
KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro për parregullsitë me njehsorët elektrikë