Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur sot menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP) të BB-së, përmes të cilit investimet në sektorin e bujqësisë do të arrijnë vlerën prej 20.8 milionë euro.
Duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në kuadër të vazhdimit të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të BB-së, ministri Rikalo theksoi nevojën që kjo mbështetje në kuadër të këtij projekti të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend, rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi.
Menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e BB-së për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve konkrete në kuadër të vazhdimit të projektit për këtë sektor.
Ai ka treguar se përmes këtij projekti katërvjeçar, i cili arrin vlerën prej 20.8 milionë euro, synojnë avancimin e një sektori bujqësor konkurrues, produktiv dhe të qëndrueshëm.
Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar marrëveshjen financiare me Bankën Botërore për vazhdimin e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për katër vitet e ardhshme.
-
Banka Botërore rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë në Kosovë
-
Banka Botërore mbi 60 milionë euro për projektet në bujqësi dhe zhvillim rural
-
Rikallo premton impuls të ri zhvillimit të bujqësisë në Kosovë
-
Peci paralajmëron marrëveshje me BB-në për grant 10 milionësh për sistemin e ujitjes
-
Tash, nga Serbia, Rikallo “do të punojë më shumë për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë”