Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Bankës Botërore (BB) për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Massimiliano Paolucci.
Sipas një njoftimi të Ministrisë në këtë takim është diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të cilat, thuhet se kanë për synim ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit përmes investimeve në ujitje.
Gjatë këtij takimi, theksohet se Peci ka thënë se Ministria që e udhëheq do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Është paralajmëruar se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje për një grant në vlerë 10 milionë euro, për sistemin e ujitjes.
“Me qëllim që t'i adresojmë në mënyrë sa më efikase sfidat e sektorit, Banka Botërore si një partner i rëndësishëm vijon ta mbështes vendin tonë nëpërmjet instrumenteve financiare dhe asistencës teknike, me ç’rast kam kënaqësinë që së shpejti përmes fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerit implementues; Bankës Botërore do ta nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për një grant të ri në vlerë prej 10 milionë euro për investime në ujitje”, citohet të ketë thënë Peci.
Nga ana e tij, Paolucci thuhet se ka përshëndetur “angazhimin e ministrit Peci në orientimin e politikave zhvillimore për arritjen e objektivave të tij strategjike për avancimin e sektorit bujqësor në Kosovë’.
-
Kosova nënshkruan marrëveshje me BB-në për grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
-
Kosova e Bullgaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural
-
Peci: 4.6 milionë euro është përkrahja për fermerët që kanë mbi 5 krerë lopë
-
Gjermania do t’i investojë 20 milionë euro në bujqësi
-
Arrestimet në Ministri të Bujqësisë, Peci premton se do ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit