Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestimet në Ministri të Bujqësisë, Peci premton se do ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit

Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka përshëndetur organet e drejtësisë për arrestimin e dy të dyshuarve të hënën, të cilët pretendohet se morën para në emër të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë dhe u premtuan dy aplikuesve se do të shtyjnë para në listë e përfituesve të granteve.

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Peci ka thënë se mbetet i përkushtuar të luftojë krimin e korrupsionin.

“E përshëndes veprimin e ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë gjatë ditës së sotme në luftimin e dukurive negative. Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit. I falënderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t'i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, ka shkruar Peci në Facebook.