Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka çuar ftesë kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.
Krasniqi e ka ftuar Bërnabiqin në takim që të diskutojnë për një model për pakicat në Kosovë, veçanërisht për pakicën serbe.
Pas deklaratës së Bërnabiqit se Serbia është vend model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, Krasniqi ka thënë se do që të diskutojë modelin për të cilin ajo flet dhe funksionimin e tij në Kosovë.
Ai ka thënë se mbetet i hapur për diskutim.
“Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe
Krasniqi: S’krahasohet niveli i të drejtave të pakicave në Kosovë me ato në Serbi
Në letrën dërguar Bërnabiqit, Krasniqi ka shkruar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktikat e vendit ofrojnë kushtet më të avancuara në rajon dhe Evropë për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë.
-
Kosova, e gatshme ta aplikojë “modelin” e Serbisë për pakicat
-
Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje
-
Krasniqi: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë
-
Bërnabiq thotë se në Këshill të Sigurimit do të tregojë se si jetojnë serbët në Kosovë