Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje

Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se me kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe u takua për të koordinuar përgjegjësitë institucionale në mes të dy niveleve. 

Ai në Facebook ka shkruar se ky takim i së premtes ishte “një nga forumet për komunikim e koordinim me komunat” si platformë mes nivelit qendror dhe atij lokal. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë këtij takimi kam dëgjuar me kujdes secilin Kryetarë të Komunës, për çdo sfidë te tyre. Qeveria në përgjithësi dhe MAPL në veçanti është e gatshme të ofroj ndihmen dhe mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e problemeve të cilat janë me interes për qytetarët”, ka shkruar ministri. 

Krasniqi nuk ka përmendur çështjen e integrimit të institucioneve paralele shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në sistem të Kosovës. Ai ka thënë se takimet do të vazhdojnë me agjenda konkrete e të detajuara.

Në takim ishin edhe një përfaqësues i Ambasadës së SHBA-së dhe një i Bashkimit Evropian. Po ashtu, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Tea Blakaj.
 

Lexo përditësimet tjera
radojeviq

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë u takuan të premten në Prishtinë me...